2011-03-11 18:29:09

Ipeshkvi imzot Frano Gjini, në përvjetorin e pushkatimit nga komunizmi


(11.3.2011 RV)11 mars të vitit 1948 shumë persona të pafajshëm u arrestua dhe u dënuan me vdekje nga regjimi komunistë në Shqipëri . Imzot Frano Gjini, Imzot Nikoll Deda, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdulla Kazazi, Pjetër Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gaspër Simon Gaspëri, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi, të gjithë të dënuar me vdekje nën akuza të ndryshme si agjentë të anglo-amerikanëve, Vatikanit, pjesëmarrës në Lëvizjen e Postribës, futjen e armëve në Elterin e Kishës në Shkodër etj. Po ndalemi te figura e ipeshkvi imzot Frano Gjini.
Pra sot më 11 mars përkujtojmë ipeshkvin e jashtëzakonshëm imzot Frano Gjinin, që u pushkatua më datën 11 mars 1948 nga regjimi komunist. Imzot Frano Gjini ishte ipeshkëv i jashtëzakonshëm, filozof dhe teolog shqiptar.
Ai lindi më 1886 në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Shkodër ne kolegjin Saverjan te etërve Jezuit ndërsa studimet e larta për Filozofi dhe Teologji i kreu në Romë, ku u shugurua meshtar.
Imzot Gjini shërbeu si prift në Laç të Kurbinit, Vlorë, Durrës ku edhe u shugurua ipeshkëv ndërsa më 1932 u emërua abat i Mirditës. Gjatë kësaj kohe Imzot Gjini përvetësoi disa gjuhë dhe predikonte fenë në këtë mjedis në moton "Fe Atdhe". Më 1945 Selia e Shenjtë e emëron Zëvendës delegat Apostolik në vend të delegatit Apostolik Leone Nigris. Gjatë kësaj kohe ai mbronte interesat e komunitetit katolik shqiptar në Shqipëri e cila në këtë kohë qeverisej nga komunistët.
Për veprimtarin e tij fetare e atdhetare, imzot Gjini arrestohet nga regjimi komunist më 18 nëntor 1946 me akuzat: a.) Agjent i Vatikanit dhe i Anglo-Amerianëve dhe b.) Bashkëpunëtor me një grup klerikësh Françeskanësh si At Mati Prendueshi, At Çiprian Nika etj. Që, sipas akuzave të komunistëve, kishin ndërmarrë “futjen e armëve” në Kishën Françeskane të Shkodrës dhe fshehur me qëllim për të organizuar kryengritje ndaj rrëgjimit komunist. Imzot Gjini akuzat e ngritura nga regjimi komunist nuk i pranoi dhe më 11 mars 1948 pas 16 muaj hetuesie pushkatohet.







All the contents on this site are copyrighted ©.