At Çiprian Nika, françeskan në përvjetorin e pushkatimit nga regjimi komunist
Të gjithë ata që e kanë njohur dëshmojnë se ishte një shenjt i vërtetë. Feja e tij
e thellë, kultura e tij dhe dashuria e tij për atdheun ngjallën urrejtjen e kundërshtarëve. Lindi
në Shkodër, më 19 korrik 1900, nga Mihill dhe Ana Ali Mirashi. Në pagëzim mori emrin
Dedë. Mbeti jetim kur ishte pesë vjeç. Ndoqi shkollën fillore dhe të mesmen te
fretërit në Shkodër, kurse studimet teologjike në Austri. Zhgunin françeskan e
veshi më 16. 10. 1916. Kushtet solemne i dha më 16. 09. 1921. U shugurua meshtar në
Romë më 25. 07. 1924. Ishte mësues i novicëve dhe i klerikëve, gvardian dhe definitor,
si edhe provincial i françeskanëve (më 1938-1941), e prapë gvardian i kuvendit të
Shkodrës nga viti 1943 e deri në vdekje. U arrestua me akuzën e rrejshme se kishte
marrë pjesë në vendosjen e armëve në elterin e kishës; gënjeshtër e shpikur për të
shkatërruar kuvendin. Fjalët e tij të fundit të shkruara në verbalin gjyqësor kanë
qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë. Shqipëria nuk vdes me ne!” U
pushkatua me 11 mars 1948, jashtë mureve të varrezave. Ishte rregulltar i vërtetë,
zbatues i palëkundshëm i Rregullës. I fortë, i devotshëm e i zellshëm, një martir
i vërtetë i fesë dhe i atdheut.