2011-03-10 18:27:34

Prezantohet vëllimi i dytë i librit të Benediktit XVI “Jezusi i Nazaretit”.


Doli sot në librari, pjesa e dytë e librit të Jozef Ratcinger-Benediktit XVI “Jezusi i Nazaretit”. Një libër i zemrës , që ilustron figurën dhe mesazhin e Jezusit nga hyrja e tij në Jerusalem deri në Ngjallje, botuar nga Libraria Shtëpia Botuese e Vatikanit e prezantuar sot pasdite pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë nga Prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Ipeshkvij, kardinali Mark Ojé dhe profesor Klaudio Magris, shkrimtar e gjermanist i njohur.
Pas katër vjetësh del vëllimi i dytë mbi jetën e Jezusit shkruan nga Benedikti XVI. Kësaj herët ngjarjet e shqyrtuara kanë të bëjnë me shtatë ditët më të rëndësishme të fesë së krishterë, me hyrjen e Jezusit në Jerusalem deri në Ngjalljen e Tij. Papa deshi ta shkruante këtë vepër “në një mënyrë që mund të jetë e dobishme për të gjithë lexuesit që duan ta takojnë Jezusin e të besojnë në Të”.
Libri pra fillon me hyrjen e Jezusin në Jerusalem, si “mbret i paqes”. Ai nuk është revolucionar politik, “nuk mbështetët mbi dhunë”. Dhuna është “vegël e preferuar e antikrishtit”.
Në vijim, Papa ndalet posaçërisht te fjalimi eskatologjik, te fjalimi i Jezusit mbi shkatërrimin e tempullit të Jerusalemit, te Gjyqi i fundit e mbarimi i botës.
Pastaj flet për larjen e këmbëve apostujve nga ana e Jezusit, i cili zhveshët nga shkëlqimi i tij hyjnor për pastrimin e ndyrësisë sonë.
Pjetri e Juda, dy mënyra të ndryshme të reagimit ndaj dhuratës së Jezusit, janë një tjetër temë që Papa trajton në këtë libër.
Vijon kemi lutjen meshtarake të Jezusit, ku Papa pohon se lartësimi i Jezusit Zot mbi Kryq përbënë themelin e “ditës së Shëlbimit të botës” në të cilën e tërë historia “gjen kuptimin e vet”: atë të pajtimit me Zotin.
Në vijim Papa trajton edhe çështjen e datimeve të ndryshme për Darkën e Mbramë në Sinoptikë e në Gjonin, duke u preferuar versionin e Gjonit për këtë.
Duke folur për Jezusin në kopshtin e Gjetsemanit, Papa pohon se aty Ai përjetoi “humnerën e mëkatit”. Lëshohet plot besim në vullnetin e Atit.
Duke folur për procesin e Jezusit, Ati i Shenjtë Racinger nënvizon se vdekjen e tij nuk e deshi “populli” i Hebrenjve si i tillë, edhe për arsye se Jezusi e vet dishepujt e tij qenë hebrenj. Kush e akuzoi ishte aristokracia e tempullit.
Në vijim të librit, Papa flet për procesin e Jezusit para Pilatit e për domethënien e së Vërtetës. Pastaj përshkruan kryqëzimin e Jezusit, ndalet te cubi apo hajduti i mirë i kryqëzuar përkrah Mësuesit Hyjnor. Në Mundime të Jezusit, e tërë ndyrësia e botës vihen në kontakt me Pastërtinë e jashtëzakonshme, dhe anulohet e shndërrohet përmes dhembjes së dashurisë së pakufishme.
Argumenti tjerë i librit të Papës, është Ngjallja e Jezusit. Pa fenë në ringjallje, “feja e krishterë është e vdekur”. “Vetëm nëse Jezusi është ngjallur ka ndodhur diçka me të vërtetë e re që ndryshon botën dhe situatën e njeriut”.
Më tej Papa përshkuan figurën e Judës Tade dhe pyet pse Jezusi i është dëftuar vetëm disave, e pse me tërë fuqinë e tij nuk i ka kundërshtuar armiqtë që e kryqëzuan?. “Është fjala pikërisht për misterin e Zotit që vepron në mënyrë të heshtur, të pashqyrtueshme. Dalëngadalë në historinë e njerëzimit Ai e ndërton historinë e vet..
Në kapitullin e fundit të librit, Papa përshkruan gëzimin e dishepujve të cilët edhe pse Jezusi ngjitet në Qiell, “nuk ndjehen të braktisur...Janë të sigurt se i Ngjalluri...pikërisht pse tani Ai është i pranishëm në mesin e tyre në një mënyrë të re e të fuqishme”!. Në mbarim Benedikti XVI i fton të gjithë të kenë besim në Jezusin, arsyeja e gëzimit tonë dhe nënvizon se shpresa e të krishterëve, është ardhja e re e Jezusit në lavdi.







All the contents on this site are copyrighted ©.