2011-03-09 12:23:41

Papa: riti i rreptë i të përhimit thotë se në të sotmen vendosim të ardhmen


Duke komentuar gjestin liturgjik që besimtarët katolikët e bëjnë në fillim të kohës liturgjike të Kreshmëve duke marrë “simbolin e rreptë të hirit”, Papa shpjegoi se ky rit i “ bekimit të hirit e vënies mbi kokën tonë është shenjë që na kujton kushtet tona prej krijesash njerëzore, na fton në pendesë e në përforcimin e angazhimit të kthimit tonë për ndjekur gjithnjë më tepër Zotin”. Kështu pohoi sot paradite Benedikti XVI, gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur në Vatikan në ditën e së Mërkurës së Përhime. “Në veprat liturgjike – nënvizoi Papa – Krishti bëhet i pranishëm e përmes veprës së Shpirtit Shenjt ato ngjarje shpëtimprurëse bëhen aktuale”.
E vërtet “kemi një fjalë-kyçe që përdoret shpesh në Liturgji për të treguar këtë: Fjalën sot; e ajo duhet kuptuar në domethënien origjinale e konkrete, jo metaforike. Sot Zoti zbulon e tregon ligjin e tij e na takon neve të zgjedhim sot mes së mirës e së keqes, mes jetës e vdekjes; sot Mbretëria e Zotit është afër. Kthehuni e besoni Ungjillit; sot Krishti ka vdekur mbi Kalvar e është ngjall prej së vdekurish; është ngrit në qiell e ulët në të djathtën e Atit; sot na është dhuruar Shpirti Shenjt; sot është koha e volitshme”.
“Të marrësh pjesë në Liturgji – vijoi Benedikti XVI duke iu drejtuar mbi 8 mijë besimtarëve të pranishëm në Sallën e Palit VI në Vatikan për Audiencën e Përgjithshme – do të thotë të zhytësh me jetën personale në misterin e Krishtit, prania e tij e përhershme, përshkimi i udhës përmes së cilës hyjmë në vdekjen e ngjalljen e tij për të pasur jetën”.







All the contents on this site are copyrighted ©.