2011-03-09 17:05:40

Mesazh i Papës për Fushatën e vëllazërimit në Brazil: që ta shpëtojë krijimin, njeriu duhet të pranojë se është krijesë.


(09.03.2011 RV)“Duhen ndryshuar mendësia e sjelljet, në se duam ta shpëtojmë krijimin, gjithësinë, që na e dhuroi Krijuesi!”. Për këtë bën thirrje Papa, në mesazhin e tij drejtuar Kishës katolike të Brazilit, e cila sot, me rastin e fillimit të Kreshmëve, nisi “Fushatën e Vëllazërimit”. Fushata përsëritet prej vitesh në këtë kohë të fortë kishtare. Tema e sivjetme është: “Vëllazërim e jetë në Planet”. Reflektimi niset prej fragmentit, shkëputur nga Letra e Shën Palit, drejtuar Romakëve, në të cilën besimtari paraqitet ndërmjet dy skajeve: nga njëra anë ringjallja, që në një farë mënyre vepron tashmë në ne; nga ana tjetër, nxitimi për t’u radhitur në këtë proces, që i çon të gjithë e gjithçka drejt përsosurisë, përshkruar në Letrën drejtuar Romakëve, me një figurë të shkëlqyer: ashtu si mbarë krijesa rënkon e vuan deri më sot porsi në dhimbje të lindjes; edhe ne, që kemi farën e Shpirtit (Shenjt), rënkojmë brenda vetes në pritje që të njihemi si bij në shpirt me anën e shpërblimit e të ringjalljes së korpit tonë. (cfr Rom 8, 18-23”.)
Qëllimi i kësaj fushate është të sensibilizojë opinionin publik botëror për pasojat e mbingrohjes globale dhe të ndryshimeve klimaterike mbi popullsinë e Planetit e, posaçërisht, mbi bashkësitë më të varfëra e më të pambrojtura.







All the contents on this site are copyrighted ©.