2011-03-08 17:08:16

Kosovë: Ashton, dialogu mundësi reale për Prishtinën e Beogradin për në BE.


Dialogu që është nisur sot në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit përfaqëson “një mundësi reale” për dy Vendet. Këtë nënvizoi zëdhënësi i përfaqësuesit të Lartë për politikën e jashtme e sigurinë e përbashkët evropiane, Catherine Ashton, në një deklaratë, në të cilën nënvizohet se “zgjidhja e problemeve përmes dialogut është udha evropiane dhe synimi i bashkëbisedimeve është ai i promovimit të bashkëpunimi e i afrimit të Prishtinës e Beogradit në BE”.
“Përfaqësuesja e Lartë – vijon deklarata – mendon se ky është momenti i drejtë dhe se ka besim që Beogradi e Prishtina do të jenë të afta të gjejnë mënyra praktike për të siguruar që jeta e përditshme të vijon në mënyrë sa më të qetë”. Diskutimet të ‘lehtësuara’ e mbështetura nga BE-ja që filluan sot, kujton zëdhënësi, duhet të trajtojnë “tri tema kryesore (bashkëpunimi rajonal, liria e lëvizjes dhe shteti së drejtës), që të gjitha thelbësore për perspektivën evropiane të rajonit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.