2011-03-08 16:35:34

Fillimi i dialogut midis Prishtinës e Beogradit në Bruksel përforcon perspektivat e integrimit


Kosova e Serbia fillojnë bisedimet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të cilat përqendrohen rreth çështjeve praktike e teknike. Dialogut midis Prishtinës e Beogradit në Bruksel përforcon perspektivat e integrimit.
Sipas njoftimeve takimi i parë i drejtpërdrejtë pritet të fillojë rreth orës 19:00 në zyrat e ndërmjetësuesit të BE-së, Robert Cooper, e bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër paradite, e mërkurë 9 mars.
Këto bisedime po fillojnë pasi ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper arriti të përpilojë agjendën e bisedimeve me të dyja palët. SHBA-të në këto bisedime përfaqësohen nga zëvendëssekretari i Shtetit, Thomas Countryman.
Në fund të bisedimeve të para, që do të përfundojnë të nesër, është paraparë një komunikatë përfundimtare nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton rreth rezultateve te bisedimeve, ndërsa edhe të dy palët do të japin deklarata për media.







All the contents on this site are copyrighted ©.