2011-03-08 13:25:33

Dita ndërkombëtare e gruas, arsyet që na shtyjnë për ta festuar 8 marsin


Sot kremtohet Dita ndërkombëtare e gruas, rast i përvitshëm për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me problematikat e botës femërore, për të rikujtuar fitoret e grave të cilat, megjithatë, vijojnë të diskriminohen në botën e madhe.
Ende sot në shtatë vende të botës si në Azi, Afrikë, Amerikën Latine e tjera, numri i grave që nuk i gëzojnë të drejtat më themelore në familje, në shoqëri, në shtet e hapësira tjera të jetës, të grave “të zhdukura”, të përjashtuara nga e drejta për mbrojtjen shëndetit, për shkollim e të mbytura, para se të lindin, janë tepër shumë. E për dinjitetin dhe të drejtat themelore të grave, mendojnë të gjithë ata, që janë në gjendje ta vlerësojnë si duhet ndihmesën e gruas në zhvillimin e familjes e të shoqërisë dhe që prandaj janë kundër abortit, vrasjes selektive të fëmijëve të palindur, integrimit të vështirë të grave emigrante nëpër botë.
Po cilat janë arsyet që na shtyjnë për ta festuar ditën e sotme e që t’u urojmë grave në këtë festë e për të ardhmen?
Është për t’u festuar sidomos prania e grave në të gjitha mjediset profesionale të jetës publike e edhe roli i tyre vendimtar në shumëkombëshet e në institucionet e ndryshme. Në radhë të dytë, edhe fakti që gratë kanë fituar një vetëdije më të thellë se duhet të jenë vetvetja, se duhet të afirmohen, pa e humbur femërinë e tyre e, përtej nivelit ndërkombëtar, vetëdija për aftësitë e tyre në luftën për njohjen e të drejtave të gruas.
E përsa i përket pyetjes ‘çfarë urimi duhet të bëjmë sot’, mendoj se duhet të urojmë që të zhduket çdo formë e diskriminimit, e dhunës, e shfrytëzimit të gruas në botë. Të urojmë edhe që gruaja të jetë në qendër të jetës familjare e edhe që të mbrohet, duke nisur që nga amësia. Besoj se për t’i vënë në jetë këto urime, duhet punuar akoma shumë.
Çka mund të themei për rolin e gruas në Kishë, në dritën e mendimit të Papës Benediktit XVI?
Duhet thënë se Benedikti XVI nënvizon posaçërisht urgjencën e ndihmesës së grave në Kishë e është sigurisht shumë e rëndësishme, e sidomos pozitive, të nënvizohet përtëritja e Sinodit, ku kohëve të fundit ishin të pranishme edhe shumë gra si specialiste e si dëgjuese. Kjo është një e dhënë shumë domethënëse. Flet vetë për dëshirën që t’u hapet sa më shumë vend grave në jetën veprimtarinë e Kishës!







All the contents on this site are copyrighted ©.