2011-03-07 17:00:09

Më 19 mars, Egjipti do të votojë për Kushtetutën me referendum


(07.03.2011 RV)Sot pasdite, bëri betimin qeveria e re egjiptiane e Esam Sharafit, emëruar kryeministër pas valës së protestave, që rrëzuan nga posti Ahmad Shafiqin, kryeministrin e fundit të zgjedhur nga ish-presidenti Mubarak. Ekzekutivi i ri u betua para kreut të Këshillit të Lartë të Forcave të Armatosura, Husein Tantaui, i cili mbetet ministër i mbrojtjes. Ndërkaq, ristrukturimi politik në Egjipt bën një hap tjetër përpara. Më 19 mars do të zhvillohet referendumi për miratimin e Kushtetutës së re. Ndër risitë e saj, mandati presidencial 4-vjeçar, i cili mund të rinovohet vetëm një herë.







All the contents on this site are copyrighted ©.