2011-03-07 16:51:48

Avokati De Paskuale emërohet drejtor i Autoritetit për Informacionin Financiar në Vatikan


(07.03.2011 RV)Kardinali Atilio Nikora, president i Autoritetit për Informacionin Financiar në Vatikan, emëroi avokatin Françesko De Paskuale, drejtor të të njëjtit institucion. 62-vjeçari, dr. De Paskuale është avokat i Gjykatës së Lartë, me përvojë mëse 20 vjeçare në parandalimin e në luftën kundër pastrimit të parave e financimit të terrorizmit.
Kujtojmë se Selia e Shenjtë i ka përshtatur ligjet e veta me ato ndërkombëtare në këtë fushë, me Motu Proprio-n e Benediktit XVI, të datës 30 dhjetor 2010. Ligji kundër pastrimit të paligjshëm të parave, që ka për qëllim të kontrollojë mënyrën se si përdoren financat e Vatikanit dhe hyrje-daljet nga llogaritë bankare, për të shmangur financimin e terrorizmit, do të hyjë në fuqi më 1 prill 2011, pra pas më pak se një muaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.