2011-03-06 14:48:54

Imzot Eteroviç mbi Lineamentat e Sinodit të Ipeshkvijve: Kisha është e thirrur ta gjallërojë misionin e të zgjerojë horizontin e vet


Të premten u paraqitën në Vatikan, Lineamentat, pra vijat e përgjithshme mbi të cilat do të punojë Sinodi i Ipeshkvijve, në program për tetorin e vitit 2012. Tema e tij është: “Ungjillëzimi i ri për përçimin e fesë së krishterë”.

Se ç’është ungjillëzimi i ri e tha imzot Nikola Eteroviç, sekretari i Sinodit, gjatë paraqitjes në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë: “Një përgjigje e përshtatshme për shenjat e kohëve dhe nxitja e një kulture të rrënjosur më thellë në Ungjill”. Ta dëgjojmë:

“Dëshmia e krishterë duhet të jetë private e publike, duhet të përqafojë mendimin e veprimin, jetën brenda bashkësive të krishtera dhe impenjimin misionar, veprimtarinë e tyre edukative, atë bamirëse, praninë e të krishterëve në shoqërinë bashkëkohore, për t’i komunikuar asaj dhuratën e shpresës kristiane”.







All the contents on this site are copyrighted ©.