Ipeshkvijtë e Evropës takohen në Qipro. Imzot Tval: Kisha e Jeruzalemit ndërton paqen.
(04.03.2011 RV)Jehona e tensioneve, të cilat prej javësh po trondisin thellë
Vendet e Magrebit e të Lindjes së Mesme, i ka prekur, e jo pak, edhe ipeshkvijtë e
Evropës juglindore, të cilët që dje u mblodhën në Nikozi, në ishullin e Qipros, për
takimin e tyre të 11-të. Në këtë takim merr pjese edhe Kryetari i Konfrences Ipeshkvnore
Katolike te Shqiperise, imzot Rrok Mirdita. Njera prej temave qe shqyrtohet prej ipeshkvijve
eshte edhe tema e kumtimit të Ungjillit në rrethanat e Kishës së martirizuar. Po me
teper mbi kete te degjojme Patrikun latin te Jeruzalemit, kryeipeshkvi Fuad Tual.
Në mikrofonin tonë:
Përgjigje: - Ne bëmë gjithçka ishte e
mundur për të luajtur ‘rolin e urave’ ndërmjet arabëve e izraelitëve. E nuk e patëm
të lehtë. U kritikuam nga arabët, sepse nuk bëmë aq sa duhet; e nga izraelitët, sepse
ua thamë në sy atë, që nuk shkonte mbarë. Unë theksoj se duhet marrë seriozisht Ungjilli,
duke kujtuar vazhdimisht atë, që na thotë Zoti: “Mbarteni kryqin tuaj!”. Ta mbartim,
pra kryqin tonë, e të ecim përpara me të mbi shpinë. Si anëtar i Konferencës Ipeshkvnore
të Evropës e ndjej edhe më fort rolin e urës ndërmjet Lindjes së Mesme e Perëndimit:
e kjo, sepse Kisha e Jeruzalemit ka një përmasë botërore. Ta ndihmojmë njëri-tjetrin:
kjo është dëshira jonë. Duke ndarë me të gjithë gëzimin, që buroi nga veprimtaria
e të rinjve të cilët, edhe pse pa armë, i shembën këto tipe qeverish e tani kërkojnë
gjëra, që më parë askush nuk guxonte as t’i mendonte....