2011-03-03 15:33:33

Qeveria e Tiranës shpërndan 100 milion lekë për bashkësitë fetare


(03.03.2011 RV)Buxheti i shtetit të Shqipërisë u jep 100 milion lekë bashkësive fetare në vend. Ky është viti i dytë, që Tirana, sipas marrëveshjes ndërmjet bashkësive fetare dhe qeverisë, financon një pjesë të shpenzimeve për ndërtimin e legalizimin e objekteve të kultit, për financimin e shkollave fetare, për pagesat e mësuesve, si edhe për punonjësit e administratës. Bashkësia myslimane e Shqipërisë përfiton 31,6 milion lekë, Kisha Ortodokse 26,2 milion lekë, Kisha Katolike 25,87 milion lekë, ndërsa Kryegjyshata Botërore Bektashiane 16,2 milion lekë.







All the contents on this site are copyrighted ©.