2011-03-03 15:33:43

20 vjetori i fillimit të emigracionit nga Shqipëria në Otranto. Ambasadori Shqipërisë pranë Italisë, zoti Llesh Kola


(03.03.2011 RV)Këtë vit, përkujtohet 20 vjetori i fillimit të emigracionit nga Shqipëria, apo më mirë të themi, i eksodit të shqiptarëve, gjatë viteve ’90, vitet e rënies së regjimit komunist.
Pikërisht sot me 3 mars, në orën 16.30, qyteti e kryeipeshkvija e Otrantos në Itali i kujtoi me një procesion me qirinj, që mbahet nga Sheshi i heronjve, afër Portit të Otrantos për të përfunduar në Qendrën “Don Tonino Bello”. Aty, e gjithë bashkësia kishtare e qytetare, nën udhëheqjen e kryeipeshkvit të Otrantos, imzot Donato Negro u mblodh në lutje e reflektim për ata burra e gra, që me rrezik jete e me mjete lundrimi, që mund të konsiderohen thjesht “kaike”, mbërritën në brigjet italiane. Shumë prej tyre, akoma sot jetojnë në Otranto e në qytete të tjera të Italisë, duke kontribuar në zhvillimin e vendit fqinjë, por edhe duke ndihmuar familjet në Shqipëri.
Në Otranto, shqiptarët kanë mbërritur në mënyrë sporadike, në grupe të vogla, sidomos duke u nisur nga Vlora, vetëm dy orë lundrim nga qyteti puljez. Shumë mbetën rrugës, pa arritur kurrë në tokën e premtuar. Eksodi në kuptimin e vërtetë të fjalës, filloi më 7 mars 1991, kur anija “Legend”, e njohur si “anija panameze”, solli në Brindizi 5 mijë shqiptarë.
Në mikrofonin tonë Ambasadori Shqipërisë pranë Italisë, zoti Llesh Kola.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.