2011-03-02 16:38:29

Benedikti XVI takohet me drejtoreshën e Pam: shqetësimi për emergjencën e refugjatëve nga Veriu i Afrikës.


(02.03.2011 RV)Benedikti XVI priti sot në audiencë private, Jossette Sheeran, drejtoreshë ekzekutive e Programit Ushqimor Botëror të Kombeve të Bashkuara (Pam). Sheeran – njofton një Komunikatë e Pam – e njohu nga afër Papën me misionin e saj, të porsapërfunduar në kufirin ndërmjet Libisë e Tunizisë, ku mundi të shikojë me sytë e vet praninë e dhjetra-mijëra njerëzve që ikin, për të shpëtuar nga dhuna, në rrethana të një krize emergjente humanitare. Sheeron ishte në këtë zonë, për t’i dhënë përgjigje konkrete emergjencës, për t’u çuar shpresë njerëzve më të ligshtë e për të ndihmuar që vendet në tranzicion politik t’i forcojnë rrjetet e tyre të mbrojtjes ushqimore.
“U preka nga interesimi me të cilin Shenjtëria e tij i ndoqi njoftimet e mia mbi situatën e, sidomos, nga shqetësimi i thellë për njerëzit e pafajshëm, që po jetojnë në skenën e një tragjedie të vërtetë, të zënë në kurthin e konflikteve të rrezikshme, për të cilat, mendim i përbashkët i shprehur gjatë takimit, bota duhet të kujdeset, e sa më shpejt.Kujtojmë se janë të shumta institucionet kishtare e organizatat jo qeveritare me frymëzim katolik, që bashkëpunojnë konkretisht me Agjensinë e Kombeve të Bashkuara për asistencën ushqimore të njerëzve të uritur e të tmerruar nga konflikti.RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.