2011-03-02 13:46:44

Atë Lombardi: të krishterët pakistanezë të goditur nga urrejtja, liria fetare - urgjencë dramatike


(02.03.2011 RV)Në bisedën me gazetarët, zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lomnbardi deklaroi: “Vrasja e ministrit pakistanez për pakicat fetare, Shahbaz Bati, është një akt i ri e i tmerrshëm dhune. Ai tregon sa të drejta janë ndërhyrjet këmbëngulëse të Papës përsa i përket dhunës kundër të krishterëve e kundër lirisë fetare në përgjithësi… Bati – vazhdoi drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – ishte katoliku i parë në atë detyrë.
Kujtojmë se u prit nga Papa shtatorin e kaluar dhe se pati dëshmuar me vepra impenjimin e tij për bashkëjetesën paqësore ndërmjet bashkësive fetare të Pakistanit. Lutjes për këtë viktimë, dënimit për aktin e shëmtuar të dhunës, afërsisë me të krishterët pakistanezë, kaq të goditur nga urrejtja – përfundoi atë Lombardi – i bashkangjitet thirrja që të gjithë ta kuptojnë urgjencën dramatike për mbrojtjen e lirisë fetare dhe të të krishterëve, objekt dhune e persekutimi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.