Çmim gazetarie për Ditën Botërore të Rinisë 2011, në Madrid.
(01.03.2011 RV)Një çmim gazetarie me emrin “Rojet e së Nesërmes” për Ditën
Botërore të Rinisë. Çmimi, që iu drejtohet të gjithë gazetarëve dhe studentëve
të komunikimit shoqëror të regjistruar si pjesëmarrës në Ditën Botërore të Rinisë
2011, me moshë nga 16 deri në 25 vjeç, e që do të botojnë së paku një artikull nga
1 janari deri më 1 maj 2011, u promovua nga Fondacioni spanjoll “Kronika e bardhë”. Do
të shqyrtohen vetëm artikujt që dorëzohen brenda 15 majit të ardhshëm: Çmimi mbështetet
edhe nga Këshilli Papnor i Komunikimeve Shoqërore e ka si qëllim promovimin e një
gazetarie etike dhe profesionale edhe ndër të rinjtë. Ceremonia e dorëzimit të çmimit
do të mbahet më 16 gusht 2011, në kuadër të ngjarjeve kulturore të Ditës Botërore
të Rinisë. Çmimi në fjalë parashikon një mijë euro dhe mundësinë e një stazhi pranë
disa prej partnerëve të Fondacionit promovues të kësaj nisme, ndër të cilët edhe universitetet
San Pablo, Fransisko de Vitoria dhe Universidad Katolika San Antonio de Mursia. Kategoritë
në garë përfshijnë: artikujt gazetarie, radio, audiovizive dhe internet.