2011-03-01 14:56:54

Qëllimi i lutjes së Papës për marsin Amerika Latine t’i qëndrojë besnike Ungjillit e të përparojë në drejtësinë shoqërore e në paqe.


Të lutemi “që kombet e Amerikës Latine të mund të ecin në besnikërinë e tyre ndaj Ungjillit e të përparojnë në drejtësinë shoqërore e në paqe”: ky pra është qëllimi apo nijeti i lutjes së Atit të Shenjtë Benediktit XVI për muajin mars e për çka i kërkon të gjithë besimtarëve t’i lutën Zotit në mënyrë të posaçme në uratë e tyre të përditshme.

Një binom, ai i besnikërisht ndaj Ungjillit dhe i drejtësisë shoqërore, që ka qenë në qendër të udhëtimit apostolik të Papës në Brazil, në maj të vitit 2007 me rastin e Konferencës së V të përgjithshme të episkopatit të Amerikës Latine e të Karaibeve.

Amerika Latine ka nevojë për të krishterë që janë besnik ndaj Ungjillit për të përballuar problemet e shumta që e rëndojnë Kontinentin: kjo është thirrje e pareshtur që Papa bënë në raste të takimeve me episkopatet e Vendeve të Amerikës Latine. Një këshillim ky që Ati i Shenjtë Racinger ripohoi, me forcë, gjatë takimit të tij me Komision it Papnor për Amerikën Latine:

“Për të ardhmen e Kishës në Amerikën Latine e në Karaibe – nënvizon – është më rëndësi që të krishterët të përforcojnë e të kenë stilin e jetës së tyre siç e kishin dishepujt e Jezusit: të thjeshtë e të hareshëm, me fe të patundur e të rrënjosur në pjesën më të thellë të zemrës e të ushqyer me lutje e me sakramente”. (Audienca me Komisionin Papnor për Amerikën Latine, 20 janar 2007).

Edhe si përgjigje ndaj lulëzimit të sekteve e lëvizjeve pseudo fetare, Papa kërkon prej katolikëve të Amerikës Latine të bëjnë që mesazhi ungjillor ti “ujit rrënjët e kulturës”. Dhe nënvizon se si besnikëria ndaj Krishtit është garancia më e mirë për të mbrojtur dinjitetin njerëzor, drejtësinë shoqërore e bashkëjetesën paqësore:

“Duhet të njohim e të mbrojmë gjithmonë dinjitetin e çdo qenie njerëzore si kriter themelor i projekteve shoqërore, kulturore dhe ekonomike, që ndihmojnë në ndërtimin e historisë sipas planit të Zotit” (Audienca me Komisionin Papnor për Amerikën Latine, 20 janar 2007).







All the contents on this site are copyrighted ©.