2011-03-01 17:23:22

Libi. Komisari i energjisë i BE Ëtinger: “Me demokracinë e re në Libi të forcohet partnershipi, sot për sot sanksionet janë të drejta”.


Bashkimi Evropian dhe Italia lindjen e një demokracie të re në Libi duhet ta lidhin me objektivin e “përforcimit të partnershipit” në sektorin e energjisë, që nuk mund të shërbejë si nxitës për ndryshimet në vend meqë “gazi dhe nafta përbëjnë 50% të të ardhurave vjetore”.
Kështu u shpreh komisari evropian i Energjisë Gynter Ëtinger gjatë inaugurimit të një centrali elektrik në Brindizi. Ëtinger nënvizoi se, përkundrazi, përsa kohë të ketë “represion” është e drejtë të zbatohen sanksionet. Sipas komisarit të energjisë Ëtinger “është e qartë se zhvillimet e situatës në Libi do të kenë më shumë pasoja për vende si Malta dhe Italia. Këto do të jenë më të rënda se tjetërkund në Evropë, por kur bëhet fjalë për liritë dhe të drejtat e njeriut duhet të zbatohen sanksionet e nevojshme.”
Ëtinger uroi që gjendja në Libi të mos kthehet në një luftë civile e që ushtria të luaj rol “për sigurinë dhe stabilitetin” në “periudhën e tranzicionit drejt një qeverie të re dhe të demokracisë.”







All the contents on this site are copyrighted ©.