2011-02-26 17:36:59

Shën Pelini është shqiptar


Të premten, në dioqezën e Marsikanëve në Itali u bekua busti dhe reliket e Shën Pelinit, të cilat më 3 mars do të çohen në Shqipëri, nga një delegacion italian i Kishës së Avecanos. Delegacioni, në gjirin e të cilit bën pjesë edhe misionari i mirënjohur në Blinisht, don Antonio Sharra, do të qëndrojë në Shqipëri, në dioqezën e Sapës, deri më 6 mars, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, që kanë të bëjnë me Shën Pelinin. Janë pikërisht dy profesorë të zonës, ata që kanë zbuluar se shën Pelini, emrin e të cilit e mban një fshat abrucez, ka lindur në Durrës, por pasi ka qenë ipeshkëv i Brindizit, është martirizuar në Korfinio të Abrucos, në kohën e Julianit apostat. Busti prej druri dhe reliket do të shkojnë në dioqezën e Sapës, pikërisht kur përkujtohet martirizimi i atë Daniel Dajanit nga komunistët, më 4 mars 1946. Të ndjekim informacionin e Don David Gjugjës, i pranishëm në ceremoninë e së premtes, në Avecano







All the contents on this site are copyrighted ©.