2011-02-26 17:36:28

Në Argjentinë ndizet debati mbi praninë e simboleve fetare në publik


Në Argjentinë po zhvillohet një debat i ashpër mbi vendosjen e simboleve fetare në vende publike. Sipas propozimit të socialistëve, kritikuar fortësisht nga organizata për mbrojtjen e rrënjëve të krishtera të vendit, shtatorja e Zojës së Luhanit duhet të hiqet nga salla e Kongresit Kombëtar, ku ndodhet aktualisht, për t’u zëvendësuar me një hapësirë shumëfetare të përgjithshme. “Duam një shtet laik, por jo agnostik” kërkojnë organizatat e krishtera, të cilat e quajnë pa kuptim përpjekjen për t’i çrrënjosur vlerat fetare nga ndërgjegjia kolektive e kombit.







All the contents on this site are copyrighted ©.