2011-02-26 14:57:23

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 8-të gjatë vitit ‘A’


Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 8-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendari liturgjik.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na flet për kujdesin e përdëllimin që Hyji ka për jetën e njerëzimit. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele, Jezusi nënvizon pikërisht vëmendjen e përkujdesjen e Zotit për jetën tonë njerëzore e tokësore. Leximet biblike të kësaj së diele e në mënyrë të veçantë pjesa e Ungjillit, në antitezë, zhvillojnë temën e besimit e të mbështetjes sonë në Zotin, një mbështetje e plotë, e lirë, e qetë, bindëse dhe e hareshme, sepse kush beson e mbështet shpresën në Hyjin, ai njeri nuk ka pse të brengoset. Të mirat tokësore janë mjete e jo qëllimi i jetës, e në perspektivën dhe ndritën e fesë, duhen ti konsiderojmë gjërat tokësore, të mirat e përkohshme, e mos të harrojmë se këto mira janë dhuratë e Provanisë së Zotit.
Angazhimi ynë për ato vlera që nuk perëndojnë e janë të përjetshme, dëshmohet mu më kërkimin e mbretërisë së Hyjit e të drejtësisë së tij në jetën e përditshme. Në leximet biblike të kësaj së diele, na shfaqet, pothuajse së një teofani e madhe, fytyra përdëllyese e Zotit atë e nënë. Ai në Jezu Krishtin dëshmon dashurinë e tij të pakufishme e të pakushtëzuar për ne. Ai zbret ndër ne gati “në fshehtësi, në mënyrë të padukshme” për të bërë të shkëlqejë dashuria e tij. Liturgjia e Fjalës Hyjnore e kësaj së diele na siguron se Zoti nuk na harron e nuk na braktis kurrë, por Ai na fton të mbështetemi në Të, na thotë të mos shqetësohemi vetëm për të mirat materiale e tokësore, por para së gjithash e mbi të gjitha të kërkojmë dashurinë e mbretërinë e Tij Hyjnore.
Në pjesën ungjillore të kësaj së diele Jezusi na thotë mos të brengosemi për sende e gjëra materiale, por të kërkojmë atë që vlen më tepër, ta kërkojmë jetën e vërtetë në Zotin.
E tani ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele, ta dëgjojmë e pranojmë porosinë që Zoti i drejton secilit prej nesh. Më shumë mbi liturgjinë e Fjalës Hyjnore të kësaj së diele, mund ta dëgjoni këtu............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.