2011-02-24 16:21:43

Në Spanjë Dita e ardhshme hispanoamerikane i kushtohet të rinjve misionarë.


“Të rinjtë misionarë për një kontinent të ri”: kjo është tema e Ditës hispanoamerikane që do të kremtohet të dielën më 6 mars në dioqezat e Spanjës. Për këtë rast, Komisioni Papnor për Amerikën Latine ka shpall një mesazh të nënshkruar nga presidenti i këtij Komisioni, kardinali Marc Ouellet e zëvendës presidenti imzot Octavio Ruiz Arenas.
Në dokument, ripohohet se tema e zgjedhur për Ditën kushtuar spanjollë folësve të Amerikës latine “inkuadrohet në mënyrë domethënëse në kontekstin e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë e cila do të mbahet në Madrid në muajin gusht”. Vërtet, “sot Kisha ripohon më shumë se kurrë, besimin e saj që ka tek të rinjtë, tek dëshira e tyre e brendshme për të gjetur domethënien e thellë të ekzistencës personale e tek aftësitë e tyre për ta njohur të vërtetën”. Nga kjo, nënvizohet fakti se sot “janë shumë ata që e dëgjojnë zërin e Krishtin dhe vendosin të shkojnë përtej aspiratave personale tokësore apo edhe përtej planeve personale, duke arritur të zbulojnë në Të atë përgjigje që vërtet e shuan nostalgjinë e zemrës njerëzore”.
E për këtë, ripohon Komisioni Papnor për Amerikën Latine, “Kisha i fton vazhdimisht të rinjtë të mos i lënë anash pikëpyetjet themelore të jetës”, që do të thotë ato mbi lumturinë e vërtetë dhe mbi jetën e vërtetë. Gjithnjë në mesazh, Kisha i inkurajon të rinjtë të “mos kenë frikë të kërkojnë përgjigjen e vërtetë të jetës e ta përqafojnë e pranojnë atë me tërë energjinë e moshën rinore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.