2011-02-24 17:44:39

Në Libi ndeshje 50 km afër Tripolit. BE-ja mendon për ndërhyrje ushtarake humanitare


Në Libi revolta është shtrirë drejt perëndimit, me qytete të ndryshme si Zuara që kontrollohen nga “komitetet popullore” anti-qeveritare, e flitet për një sulm të mundshëm kundër Tripolit. Së paku 23 persona, sipas çdo gjase ushtarak, janë vra sot në Zawiyah e 44 të tjerë janë plagosur, 50 km nga Tripoli, në perëndim të Libisë, “sepse kanë refuzuar të shtinë me armë zjarri ndaj morisë së popullsisë”.
E nga Zawia e Tajoura po përgatitet revolta finale ndaj Tripolit. Kryeqyteti është bastioni i fundit i regjimit: Gedafi po përqendron forcat besnike të tij të cilët bëjnë të ditur se nesër do të mbahet një manifestim i jashtëzakonshëm në favor të liderit. Në anën tjetër të rinjtë të kontaktuar nga agjencitë betohet që sulmi ndaj kryeqytetit është afër. Situata është tejet kritike, përshkallëzuar edhe nga deklaratat e fundit të Gedafit.
“Në e daçi këtë kaos jeni të lirë. E nëse doni të vazhdoni të luftoni mes jush, vazhdoni.” Kështu iu drejtua me një telefonatë në televizionin shtetëror të Tripolit presidenti i Libisë Gedafi, banorëve të Zauisë, qytetit ku kryengritësit po luftojnë kundër përkrahësve të presidentit.
“Bin Laden iu ka shpërndarë drogë e lëndë narkotike banorëve të Zawisë për të luftuar kundër vendit tonë të dashur.” vazhdoi koloneli Gedafi. “Dua t’iu kërkoj banorëve të Al Zawiyahut t’i ndërpresin operacionet luftarake.” tha mes tjerash ai. Pastaj koloneli iu shprehu ngushëllimet e veta familjeve të viktimave të përleshjeve mes manifestuesve dhe përkrahësve të tij. “Të gjithë të rënët janë bij tanë” vazhdoj Gedafi duke iu drejtuar popullit libjan. Numri i viktimave të sulmeve të brigatave besnike të Muammar Ghedafit është 24 të vdekur e 44 te plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.