2011-02-24 18:07:40

Libi: Nunci Apostolik, misionarët qëndrojnë në Vend për të ndihmuar popullsinë.


Nunci Apostolik në Libi, përfaqësuesi diplomatik i Vatikanit, imzot Tomazo Kaputo deklaroi se rregulltarët e misionarët që veprojnë në dy Vikariatet apostolike të Tripolit dhe Bengazit kanë shprehur vullnetin e patundur për t’i qëndruar pranë atyre që vuajnë dhe vazhdojnë të jenë plotësisht në shërbim të popullatës dhe të besimtarëve. “Po ashtu, edhe dy ipeshkvij dhe 15 meshtarët që jetojnë në Libi vazhdojnë shërbimin e tyre dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga misioni që iu është besuar.” - vijoi Nunci Tomazo Kaputo.

Ndonëse Vendi është duke kalon një gjendje teje kritike e të vështirë, qëndrimi i misionarëve të krishterë në Libi synon t’i japë zemër dhe çdo ndihmë të mundshme mbarë popullit të Libisë pa dallim feje e përkatësie si dhe bashkësisë katolike, që arrin në afro 100 mijë besimtarë ”. Nga e vet, vazhdoi Nunci Apostolik, populli i Libisë si gjithmonë, po tregon se e vlerëson praninë dhe shërbimin e motrave rregulltare dhe të meshtarëve.

Në Libi, shumica e 16 bashkësive të motrave rregulltare, që vijnë nga kombe të ndryshme, jep ndihmën e vet në fushën e shëndetësisë. Gjatë këtyre orëve ato e ka rritur ndjeshëm asistencën shëndetësore për popullatën e Libisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.