2011-02-24 14:55:03

Konferenca Ipeshkvnore e SHBA: “Martesa mes mashkullit e femrës është themeli i shoqërisë njerëzore.”


Konferenca e ipeshkvijve katolikë të Shteteve të Bashkuar të Amerikës shprehet mbi përcaktimin dhe natyrën e martesës e kërkon nga Shtetit të mbrohet martesa e natyrshme mes mashkullit e gruas si themel i shoqërisë. Po ja çka thuhet në deklaratën e ipeshkvijve amerikanë mbi këtë argument:
“Martesa është konsideruar si bashkim i një mashkulli e i një femre për mijëvjeçarë të tërë e në kultura të ndryshme. Sot presidenti i SHBA e udhëzoi Departamentin e Drejtësisë mos ta mbrojë më Aktin e Mbrojtjes së Martesës, një ligj federal ky duke përsëritur atë përkufizim të martesës miratuar nga Kongresi Republikan dhe nënshkruar nga një president demokrat vetëm pesëmbëdhjetë vjet më parë. Shkaku kryesor për vendimin e sotëm është se Presidenti e quan këtë ligj si një formë diskriminimi të palejueshëm të orientimit seksual.
“Ky vendim përfaqëson një papërgjegjshmëri të ekzekutivit për të zbatuar detyrimet e veta kushtetuese e për të siguruar se ligjet e SHBA zbatohen me përpikëri. Kjo është gjithashtu edhe një fyerje e rëndë për miliona amerikanë të cilët njëherësh hedhin poshtë diskriminimin e padrejtë dhe pohojnë vlerën e paçmueshme dhe të veçantë të martesës si bashkim mes një mashkulli e një femre. Mbështetja që i jepet martesës nuk është fanatizëm, por përkundrazi, e natyrshme sepse pohon themelin ku mbështetet shoqëria. Çdo sugjerim nga qeverisja se një themel i tillë përfaqëson “diskriminim” përbën një rrezik serioz për lirinë fetare të atyre që e mbështesin martesën në të katër anët e SHBA-ës.







All the contents on this site are copyrighted ©.