2011-02-22 15:39:42

BE-ja miraton dokumentin, që dënon persekutimet kundër të krishterëve


(22.02.2011 RV)Një dokument, që dënon si duhet persekutimet e kohëve të fundit kundër të krishterëve dhe besimtarëve të feve të tjera, u nënshkrua dje nga 27 ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, mbledhur në Bruksel. Në tekst dënohen me forcë sulmet terroriste kundër të krishterëve dhe vendeve të tyre të kultit, kundër shtegtarëve myslimanë e bashkësive të tjera fetare. Bashkimi Evropian, thuhet në këtë rezolutë, impenjohet me vendosmëri në nxitjen dhe mbrojtjen e lirisë së fesë apo të ndërgjegjes, pa asnjë lloj diskriminimi. Për t’u theksuar, se dokumenti i miratuar dje, është krejtësisht i ndryshëm nga ai që u hodh poshtë në janar, në të cilin përmendeshin pa u specifikuar “pakicat fetare”.







All the contents on this site are copyrighted ©.