2011-02-19 16:10:48

Kujtojmë At Anton Harapin përmes reflektimit të filozofit Ardian Ndreca


Java që mbyllet sot përkujtoi një nga figurat më të shquara të Kishës Katolike e të krejt kombit shqiptar, françeskanin e madh, at Anton Harapin, në 65-vjetorin e vdekjes me pushkatim nga regjimi komunist. Është e vështirë të përmblidhen në dy rreshta meritat e fratit, siç pati shkruar edhe shkrimtari Aurel Plasari, duke e nxjerrë personalitetin e at Anton Harapit nga humbëtira e përcaktimeve komuniste si “klerik që shiti atdheun” tek “një nga figurat më të ndritura të nacionalizmin shqiptar”:
“Kur…ti mbetesh vetëm për vetëm me veprën e tij, me mësimet, ligjëratat, urtitë e burrnitë e malësorëve, “thashat e thanat”, polemikat ideologjike, tekstet pedagogjike, vëzhgimet sociologjike e studimet filozofike, nuk mund të mos e pyetësh veten në është e denjë pena jote, një copë drushtë e egër, të shkruajë për një personalitet të tillë”.
Prandaj, pa pretenduar të japim një përshkrim gjithëpërfshirës mbi jetën e veprën e françeskanit të madh, ia besuam këtë përkujtim të At Anton Harapit, profesorit të filozofisë në Universitetin Papnor Urbanian në Romë, Ardian NdrecaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.