2011-02-18 18:46:23

Pjesa e dytë e librit të Benediktit XVI “Jezusi i Nazaretit”, do të paraqitet më 10 mars.


(18.02.2011 RV)Lajmi, i pritur prej kohe, u konfirmua sot: të enjten, më 10 mars, në orën 17.00, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, do të paraqitet libri i Papës Jozef Racinger. “Jezusi i Nazaretit”, pjesa II. Edhe kjo pjesë, që nis me hyrjen ngadhënjimtare në Jeruzalem, e përfundon me ringjalljen e Krishtit, del nga Shtypshkronja e Vatikanit. Në paraqitjen e vëllimit të ri, do të flasin kardinali Mark Ojé, prefekt i Kongregatës për Ipeshkvijtë dhe profesor Klaudio Magris, shkrimtar e gjermanist i njohur.








All the contents on this site are copyrighted ©.