2011-02-17 15:39:54

Tema e Mesazhit të Papës për Kreshmët 2011: “Me Krishtin u varrosët në Pagëzim, me të edhe u ringjallët” .


(17.02.2011 RV)“Me Krishtin u varrosët në Pagëzim, me të edhe u ringjallët”. Është ky titulli i Mesazhit të Benediktit XVI për Kreshmët 2011. Tema e dokumentit, që u botua dje, do t’u paraqitet mjeteve të komunikimit të martën e ardhshme, më 22 shkurt, në orën 11. 30 pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Me gazetarët do të flasin, ndërmjet të tjerëve, kardinali Sarah, kryetar i Këshillit Papnor ‘Cor Unum’; imzot Xhampietro Dal Tozo, sekretar i të njëjtit dikaster dhe zonja Miriam Garthia, Abriskueta, kryetare e Manos Unidas.







All the contents on this site are copyrighted ©.