2011-02-17 15:40:14

Paraqitet preventivi për bilancet e Vatikanit në vitin 2011


(17.02.2011 RV) Sinjale premtuese, nga njëra anë dhe rritje shpenzimesh, nga ana tjetër. Kardinajt anëtarë të Këshillit për Studimin e Problemeve Organizative dhe Ekonomike të Selisë së Shenjtë e shkruajnë këtë qartë në komunikatën e sotme, ku përmblidhen parashikimet për bilancin e Vatikanit në vitin 2011.
Gjatë mbledhjes dyditore, kardinajt kanë punuar si mbi Bilancin preventiv të Përgjithshëm të Selisë së Shenjtë, ashtu edhe mbi atë të Guvernatoratit të Shtetit të Vatikanit. Në komunikatë theksohet se shihen sinjale pozitive, pavarësisht nga pasiguria e sistemit ekonomik global, por rriten edhe shpenzimet.
Kujtojmë se bilanci bazohet kryesisht mbi ofertat e besimtarëve, të cilëve, anëtarët e Këshillit u shprehin “mirënjohjen e thellë për mbështetjen që i japin, shpesh në formë anonime, shërbimit universal të Atit të Shenjtë” dhe i ftojnë të vazhdojnë këtë vepër bamirëse. Radio Vatikani bën pjesë në bilancin e përgjithshëm të Selisë së Shenjtë, prandaj në mbledhje mori pjesë edhe drejtori ynë i përgjithshëm, atë Federiko Lombardi së bashku me drejtorin administrativ, Alberto Gasbarri.







All the contents on this site are copyrighted ©.