2011-02-17 15:38:15

Papa pret presidentin rus Medvjedjev: impenjim i përbashkët për të forcuar marrëdhëniet Moskë-Vatikan


(17.02.2011 RV)Papa Benedikti XVI priti sot paradite në Vatikan, presidentin e Federatës Ruse, Dmitrij Medvjedjev. Gjatë bisedës, informon nota e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, u përmendën marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe u nënvizua dëshira për t’i forcuar më tej, sidomos tani që janë konsoliduar marrëdhëniet diplomatike.
Papa dhe presidenti rus theksuan se bashkëpunimi ka si qëllim kryesor promovimin e vlerave të caktuara njerëzore e kristiane, në fushën kulturore e shoqërore.
U fol edhe për kontributin pozitiv, që i jep shoqërisë dialogu ndërfetar . Së fundi, Benedikti XVI dhe Dmitrij Medvjedjev u ndalën në situatën ndërkombëtare dhe diskutuan veçanërisht për gjendjen në Lindjen e Mesme.
Pas takimit me Papën, presidenti rus së bashku me ministrin e Punëve të jashtme, Sergei Lavrov u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì.







All the contents on this site are copyrighted ©.