2011-02-15 19:15:58

Papës i dorëzohet një çantë shpine e Ditës Botërore të Rinisë që do të mbahet në gusht në Madrid


Një çantë shpine që do të marrin pjesëmarrësit e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë që do të mbahen në Madrid i është dorëzuar Papës Benediktit XVI nga kardinali i kryeqytetit spanjoll Antonio Maria Rouco Varela, gjatë audiencës së djeshme në Vatikan, në Bibliotekën private të Atit të Shenjtë në Pallatin Apostolik. Kardinali spanjoll e informoi Papën mbi ecurinë e parapërgatitjeve që po bëhen për takimin botëror të gushtit me të rinjtë e mbarë botës, duke i paraqitur çantën e shpinës të DBR-së “Madrid 2011” me ngjyrë të kuqe e të verdhë të kombit mikpritës e që përmban: një rruzare të shenjtë, librin e shtegtarit, një doracak udhërrëfyes, një kopje të Youcat – katekizmit për të rinjtë parathënien e të cilin e ka shkruar Benedikti XVI dhe një biletë për transportin publikë. Kit-i kompletohet me një kapuç e freskore. Të regjistruarit, pra pjesëmarrësit përveç pjesëmarrjes në programin e caktuar do të marrin pjesë edhe në ngjarjet kulturore që lidhen me ditët e madritit e do të ketë një sigurim gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytetin e Spanjës.







All the contents on this site are copyrighted ©.