2011-02-15 19:35:37

Ndeshjet në Iran mes policisë e manifestuesve. Dy të vdekur në Teheran.


Manifestime ka pasur sot edhe në Teheran e në qytete tjera të Iranit. Ndeshje mes demonstruesve e forcave të rendit ka pasur në kryeqytet, ku – sipas agjencisë iraniane Fars – dy i janë vra me armë zjarri. Për orë të tëra, pas dite e deri në perëndim të diellit, ndeshjet kanë përfshi sheshe të ndryshme, shumë kilometra gjatë njëra nga tjetra. Nga sheshi Imam Hossein, në lindje, duke kaluar në sheshin Enghelab. Ndeshje ndërmjet manifestuesve e policisë ka pasur edhe përgjatë udhëve që çojnë në sheshin Azadi, akoma më në perëndim, ku trupat kundër kryengritjeve e forcat speciale Basiji më parë i kanë bllokuar. Manifestime ka pasur edhe në Ashjhad, Isfahan e Shiraz.
Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Hilari Klinton, ka shpreh simpati për protestat. Ajo i uroi opozitës në Iran sukses si ai në Egjipt. Klinton e akuzoi qeverinë iraniane për hipokrizi: ajo përshëndeti protestat e opozitës në Egjipt, por përpiqet të shtypë forcat opozitare brenda vendit, tha Klinton. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka shprehur mbështetje për aspiratat e atyre, që dolën në rrugët e Iranit të hënën. "Ne mbështesim të drejtat universale të njeriut edhe për popullin iranian. Ata meritojnë të njëjtat të drejta, që i pamë të kërkohen në Egjipt dhe ato janë pjesë të të drejtave legjitime", tha Klinton.







All the contents on this site are copyrighted ©.