2011-02-15 19:23:13

Këshilli i Sigurimit shqyrton nesër raportin për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nesër pasdite raportin e radhës të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Mun mbi Kosovën, për periudhën e fundit tremujore. Kosovën do ta përfaqësojë ushtruesja e detyrës së ministres së Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, ndërsa raportin e Sekretarit Ban do ta paraqesë përfaqësuesi i tij special në Kosovë, Lamberto Zanier. Në raport Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki MUn shpreh keqardhjen për shpërbërjen e koalicionit qeverisës në tetor të vitit të kaluar duke thënë se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme e shtyu dialogun e paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit. Ban shpreson që zhvillimet në Prishtinë do të çojnë në përshpejtimin e dialogut për të cilin ai u bën thirrje palëve që të kenë një afrim e kontakt konstruktiv. Lidhur me zgjedhjet e dhjetorit, Sekretari Ban Ki Mun thotë se ato u mbajtën të qeta, ndonëse ka nënvizuar se organizatat që i mbikëqyrën patën shfaqur shqetësimin mbi respektimin e standardeve demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit nënvizon edhe rritjen e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, ndërsa situatën e përgjithshëm në Kosovë e vlerëson si të qetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.