2011-02-14 18:27:50

Probleme etnike në Maqedoni


(14.02.2011 RV)Probleme etnike në Maqedoni, pasi dje, në Shkup, një grup shqiptarësh u ndesh me një grup sllavësh për shkak të ndërtimit të një kishe në Kalanë e kryeqytetit. Sllavët përkrahnin ndërtimin e kishës, ndërsa shqiptarët protestonin kundër saj. Janë plagosur 8 vetë. Në mbrëmje, i është vënë zjarri një xhamie të Manastirit. Sipas shqiptarëve, të cilët akuzojnë sllavët e Maqedonisë, ky ka qenë një akt hakmarrjeje kundër vendit të kultit të myslimanëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.