2011-02-14 14:56:13

Më 21 shkurt, Konçistori për shenjtërimin e tre të Lumëve


(14.02.2011 RV)Të hënën e ardhshme, më 21 shkurt, në orën 12.00, në Sallën e Konçistorit të Pallatit apostolik në Vatikan, do të mbahet Konçistori i Zakonshëm Publik për shenjtërimin e tre të Lumëve: imzot Guido Maria Konforti, kryeipeshkëv i Parmës, themelues i Shoqërisë së Përshpirtshme të shën Françesk Saverit për misionet e jashtme (Misionarët saverianë); don Luigji Guanela, themelues i Kongregatës së Shërbëtorëve të Bamirësisë e të Institutit të Bijave të Zojës së Provanisë; Bonifacia Rodrigez de Kastro, virgjër, themeluese e Kongregatës së Shërbëtoreve të Shën Jozefit.







All the contents on this site are copyrighted ©.