2011-02-13 14:25:46

Papa: më me shumë solidaritet fëmijët rom që u dogjën për së gjalli do të kishin shpëtuar.


Për Papën Racinger “rasti i dhimbshëm i katër fëmijëve rom, që vdiqën javën e kaluar në periferi të Romës, në barakën e tyre të djegur flakë, na imponon pyetjen nëse një shoqëri më solidare e më vëllazërore, më e bindur në dashuri, me fjalë tjera më e krishterë, do të kishte mundur të shmangte një ngjarjen të tillë tragjike”. “Kjo pyetje – tha para lutjes së Engjëllit të Tënzot në mesditë në Vatikan – vlen për shumë ngjarje tjera të dhimbshme, pak a shumë të njohura, që ndodhin çdo ditë nëpër qytete e vende tona”.







All the contents on this site are copyrighted ©.