2011-02-13 14:01:30

Mesazhi i Papës për Ditën e Thirrjeve në Jetën e Shuguruar


“Ndjekja e vullnetit të Zotit nuk e asgjëson, as e shkatërron njeriun”: kështu shkruan Papa Benedikti XVI në Mesazhin për Ditën e ardhshme Botërore të lutjes për thirrjet në jetën e shuguruar, që do të kremtohet më 15 maj, të dielën IV pas Pashkëve. Tema e sivjetme është “Propozimi i thirrjeve në Kishën lokale”.
“Sidomos në këtë kohë, kur zëri i Zotit duket sikur mbytet nga zëra të tjerë dhe propozimi për ta ndjekur, duke e dhuruar jetën, mund të duket tepër i vështirë, çdo bashkësi e krishterë, çdo besimtar duhet të marrë përsipër me vetëdije impenjimin për të nxitur thirrjet”, shkruan Ati i Shenjtë. I kërkuam një koment sekretarit të Kongregatës për Institutet e Jetës së Shuguruar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, imzot Uiliam Tobin:

Një shembull, që jap shpesh kur njerëzit më pyesin se ç’është jeta e shuguruar, është ai i një pylli ekzotik, me shumë variante pemësh e lulesh – disa të sapolindura, të tjera me një farë moshe e të tjera akoma, që kanë nevojë për kujdes të veçantë. Por ky pyll, i marrë së bashku, i jep frymë, i jep oksigjen krejt Kishës. Të shpresojmë, që shërbimi ynë ta ndihmojë këtë bukuri të shumëllojshme. Jeta e shuguruar është e gjallë dhe lulëzon, prandaj dua t’u them të rinjve se ia vlen ta marrësh këtë rrugë.







All the contents on this site are copyrighted ©.