2011-02-11 17:41:40

Piktori Gjelosh Gjokaj që një vit në Tiranë


U bë një vit nga ekspozimi i fundit që realizoi artisti Gjelosh Gjokaj në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Gjokaj, i pranishëm si i ftuar special i "Onufri '09", u prezantua me dy piktura pa titull që i takojnë kohës së fundit të krijimtarisë së tij. Disa vjet përpara ka pasur një ekspozitë personale.
Ai paraqitet nesër ora 18.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve me 51 punë të realizuara në teknikën e akuatintit, akrilikut në letër, akrilikut në pëlhurë, si dhe një cikël grafikash dhe vizatimesh. Punët janë realizuara gjatë një dekade, 1992-2010 dhe i përkasin ciklit "të abstraksionit lirik". Ekspozita me titull "Shejzat" rri e hapur deri më 27 shkurt 2011.
Gjelosh Gjokaj sot është 78 vjeç. Edhe pse i lindur në Tuz të Malit të Zi, aktivitetin artistik e kreu në Prishtinë, në Romë e më vonë në Gjermani. Është themelues i degës së grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Jashtë vendit arti i tij është zhvilluar kryesisht në dy qytete, Romë (1969-1983) dhe Augsburg (1983-2011).
nga Shekulli 08/02/2011







All the contents on this site are copyrighted ©.