2011-02-11 16:40:57

Në Beograd komiteti i përbashkët i Kishave e ipeshkvijve evropianë mbi kontributin e të krishterëve në kontinentin e vjetër.


Kontributi i të krishterëve për ndërtimin e identitetin kombëtar e integrimin evropian do të jetë në qendër të punimeve të takimit të përvitshëm të Komitetit të Përbashkët të Konferencave të Kishave Evropiane (Kek) e të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (Ccee) që do të zhvillohet në Beograd nga data 17 deri më 20 shkurt 2011 me thirrje të kryeipeshkvi katolik të Beogradit e presidentit të Konferencës ipeshkvnore ndërkombëtare shën Cirili e Metodi, imzot Stanislav Hoçevar.
Komiteti i përbashkët i themeluar më 1972, ka si detyrë mbikëqyrjen e bashkëpunimit ndërmjet Kek (organizmit me seli në Gjenevë që koordinon 120 Kisha ortodokse, protestante, anglikane e të vjetra katolike të të gjitha Vendeve evropiane) dhe Ccee ( ku bëjnë pjesë 33 Konferencat ipeshkvnore katolike aktuale të pranishme në Evropë).
“Tema kryesore e takimit – lexohet në një njoftim për shtyp – do të jetë zhvillimi duke u nisur nga katër përmasat në të cilat ekziston marrëdhënie ndërmjet identitetit të krishterë e integrimi evropian”.
Përmasa e parë është ajo e lirisë fetare me ndërhyrjen e Massimo Introvigne, përfaqësues i OSBE-së për luftimin kundër racizmit, ksenofobia e diskriminimi kundër të krishterëve e anëtarëve të feve tjera. Do të flitet prandaj edhe për ekumenizmin m,e Joanna Matuszewska, teologe e Kishës ungjillore të reformuar në Poloni e për krizën ekonomike me pastorin Rydiger Noll, drejtor i Komisionit të Kishës e Shoqërisë dhe sekretar i përgjithshëm i Kek-ut e imzot Piotr Mazurkiewicz, sekretar i përgjithshëm i Comece. Së fundi mbi temën e paqes, do të flasë Bozidar Delic, zëvendës-kryeministër përgjegjës për integrimin evropian e Ministër i Shkencave të Zhvillimit Teknologjik i Serbisë. Rendi i ditës parashikon më tutje edhe një konfrontim mbi praninë e ciganëve (Rom, Sintë, Gabel) në Evropën lindore e mbi ekumenizmin 10 vjet nga nënshkrimi i Charta Oecumenica dhe mbi marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve në Evropë.
Punimet do të mbahet me dyer të mbyllura. Shtypi do të mund të takojë pjesëmarrësit gjatë një konference shtypi që do të mbahet të shtunën më 19 shkurt në ora 12.30 pranë kryeipeshkvisë katolike të Beogradit.







All the contents on this site are copyrighted ©.