2011-02-10 17:39:28

Paraqitet programi i vizitës së Papës në Udine e Venedik më 7 e 8 maj


Sot në Zelarino (Venecie), është paraqitur prej ipeshkvijve të Verilindjes së Italisë programi i përgjithshëm i vizitës së Papës në Akuilea (Udine) e Venedik më 7 e 8 maj të ardhshëm.
Më 7 maj është programuar arritja e Papës Benediktit XVI në ora 16.00 në aeroportin Ronchi të Legjionarëve e transferimi me auto në Akuilea. Papa do të takojë besimtarët në Sheshin Capitolo e pastaj do të vizitojë Bazilikën ku do të ketë takimin fillestar e hyrës të kuvendit mbi të ardhmen e Verilindjes së Italisë që është në program për vitin 2012. Rreth orësh 19.00 të 7 majit Papa do të shkojë në Venedik me helikopter; pastaj, me barkë, do të arrijë në Sheshin San Marco të cilin do ta përshkojë këmbë deri në Bazilikën e njohur që është e lidhur me selinë e Patriarkatit, ku do të banojë, më parë Papa do të përshëndes besimtarët e turistët e pranishëm gjatë kalimit të tij.
Dita e 8 majit do të fillojë me kremtimin e Meshës së Shenjë në parkun San Giuliano ku parashikohet të marrin pjesë rreth 150 mijë besimtarë. Riti do të mbyllet me lutjen e mesditës ‘Mbretëresha e Qiellit’ që do tè transmetohet në mondovizion. Papa pas meshe do të kthehen në San Marco përgjatë kanalit të Madh me një përcjellësit.
Pas dite Ati i Shenjtë gjithnjë në Bazilikën e Shën Marku do të kryesojë asamblenë kishtare me rastin e mbylljes së vizitës Baritore rreth orës 16,45 e këndej do t’i drejtojë përshëndetjen e tij përfaqësuesve të botës së kulturës, të artit e të ekonomisë në Studium Generale Marcianum. Papa do të niset nga Venediku për në Vatikan rreth orës 19.00 nga aeroporti ‘Marco Polo’.







All the contents on this site are copyrighted ©.