Papa në audiencën e përgjithshme flet për Shën Pjetër Kanizin: feja ushqehet me lutje
e me jetë moralisht koherente.
(09.02.2011 RV)Në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Sallën e Palit
VI në Vatikan, Benedikti XVI përshkroi figurën e jezuitit holandez, Shën Pjetër Kanizi,
një nga protagonistët e katolicizmit në shekullin e XV, posaçërisht në trojet gjermane.
Papa ripohoi se jeta e krishterë thellohet falë lutjes dhe miqësisë së ngushtë me
Jezusin. Më pas i ftoi besimtarët që, ashtu si Shën Pjetër Kanizi, të jetojnë në përkim
të plotë me moralin e fesë, në të cilën besojnë, në bashkim sa më të ngushtë e besnik
me Krishtin.