2011-02-08 16:31:12

OSBE kërkon përgatitje urgjente për zgjedhjet vendore më 8 maj në Shqipëri


OSBE-ja në Shqipëri, përmes kryetarit të saj në Tiranë, Eugen Vollfarth, u bën thirrje partive politike të Vendit të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të propozojnë komisionerët zgjedhorë.
"Në bazë të Kodit Zgjedhor dhe të dekretit të Presidentit të Republikës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vazhdojë urgjentisht me të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e planifikuara për 8 maj 2011", theksoi Vollfarth. Sipas tij, asnjë nga partitë politike të Shqipërisë nuk ka arritur të përmbushë afatin zyrtar të 24 janarit 2011 për dërgimin e propozimeve për anëtarë të komisioneve zgjedhore.
"Jam jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me problemet që po has aktualisht KQZ ja. Nga 66 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, vetëm 12 prej tyre janë ngritur pjesërisht brenda afatit të 7 shkurtit 2011", u shpreh Wollfarth për mediat.
Kreu i Prezencës së OSBE së në Shqipëri theksoi se "një situatë e tillë tregon një shpërfillje të hapur për aspiratat demokratike të qytetarëve shqiptarë nga partitë politike. Unë u bëj thirrje partive politike të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për ta adresuar këtë çështje në mënyrë të menjëhershme, sepse dita e zgjedhjeve po afron".







All the contents on this site are copyrighted ©.