(08.02.2011 RV)Filloi dje në Romë, në Universitetin Papnor të Shën Kryqit,
Java e studimit me temë “Formimi shpirtëror personal në seminare”. Veprimtaria organizohet
nga Qendra e formimit meshtarak e universitetit dhe do të vazhdojë deri më 11 shkurt,
festa e Zojës së Lurdës. Pas problemeve të rënda të kohëve të fundit, Kisha Katolike,
edhe me ftesën e Papës Benedikti XVI, po i jep një rëndësi më të madhe përgatitjes
së kandidatëve për meshtarë dhe formimit të drejtuesve të tyre shpirtërorë. Ndër temat,
që do të trajtohen nga relatorë të Vatikanit e të Kishës nëpër botë, janë sinqeriteti
i jetës, formimi për veprimtari bamirëse, lutja, brishtësia e shpirtit dhe ajo psikike.