2011-02-07 17:27:37

Shqipëri: polemika për lirimin e të pandehurve në proces për tragjedinë e Gërdecit.


Vendimi i Gjykatës së Tiranës për lirimin e tre të pandehurve kryesor në procesin për shqyrtimin e përgjegjësisë në shpërthimin e depos së armëve në Gërdec, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari e Sokol Ngjecin, të cilën kanë lënë qelitë e paraburgimit 313 dhe masa e sigurisë së tyre është arrest shtëpie, ka shkaktuar protesta e reagime të ashpra.
Gjykata e Tiranës dha vendimin e lirimit të tyre, pas kërkesës së bërë nga avokatët mbrojtës të të pandehurve. Vendimi i kësaj gjykate, ju referua atij të dhënë më parë nga Gjykata e Lartë, e cila interpretoi se, afatet e paraburgimit për ta, kishin përfunduar për shkak se koha përllogarites niste nga momenti që çështja i ishte drejtuar kësaj gjykate për shqyrtim. Javën e shkuar gjykata liroi Dritan Minxollin i cili ishte i pari që kishte bërë kërkesën për lirimin e tij dhe në seancën e rradhës, u liruan edhe dy të pandehurit e tjerë.
Me lirimin e të akuzuarëve kryesorë për shpërthimin tragjik në Gërdec më 15 mars 2008 ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, proçesi zbehet plotësisht. Kështu tragjedia e Gërdecit tashmë nuk ka asnjë autor në pranga. Por gjykimi për katër të pandehurit do të vijojë deri në përfundimet për fajësi apo pafajësi të tyre dhe se ata janë të detyruar të marrin pjesë në çdo seancë gjyqësore.
Vendimi i gjykatës solli tension mes familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gerdecit, të cilët shpresojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënies para përgjegjësisë së autorëve të tragjedisë. Gjyqi për Gërdecin është një ndër gjyqet më të mëdha në historinë e drejtësisë ssë Shqipërisë.
Në fabrikën e demontimit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Prokuroria, për tragjedinë e rëndë vuri nën akuzë 29 persona, mes tyre Mihal Delijorgjin, administrator i "Albademil", Ylli Pinarin, ish-kreu i MEICO-s, si dhe ish-krerët më të lartë të ushtrisë shqiptare.







All the contents on this site are copyrighted ©.