2011-02-07 15:13:49

Përfundoi takimi 13-të ndërkombëtar në Romë për Kishën e nesërme në dialog me fetë, kulturën e shoqërinë.


Përfundoi dje më 6 shkurt Takimi i XIII Ndërkombëtar: “Të krishterë e barinj për Kishën e nesërme” organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit në Romë.
Tema kryesore e këtij takimi ndërkombëtar qe “Profecia e dashurisë dhuratë që Zoti i fal botës” e morën pjesë kardinaj, kryeipeshkvij, ipeshkvij, peshkopë ortodoksë e përfaqësues tjerë të lartë të bashkësive të ndryshme fetare nga mbarë bota, personalitete nga kultura, shoqëria e politika.
Nga bota shqiptare në këtë takim morën pjesë kryeipeshkvi i Tivarit imzot Zef Gashi, ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustini, ipeshkvi i Lezhës imzot Ottavio Vitale dhe mitropoliti ortodoks i Korçës, hirësia e tij Joani Pelushi.
Ndër argumentet që u trajtuan në këtë Takim të XIII Ndërkombëtar ishte “Globalizimi, ndërmjet ekonomisë e solidaritetit” për çka foli prof. Ettore Gotti Tedeschi, president i Institutit të Vatikanit për Veprat e Fesë (IOR), pastaj “dialogu hebraiko - i krishterë” për çka foli prof. Riccardo Di Segni, Krye Rabini i Romës, i cili përmendi edhe realitetin e hebrenjve në Shqipëri si faktor pozitiv. Një tjetër argument ishte “Profecia e dashurisë” për çka foli prof. Andrea Riccardi president i Shën Egjidit, dhe “Krishterimi e Islami: një takim i mundshëm” për çka foli prof. Mohammed Sammak, Bashkë-Sekretar i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar i dialogut islamo-të krishterë, në Liban.
Mbi këto argumente dhe realitetin shqiptar, folëm me dy prej ipeshkvijve shqiptarë pjesëmarrës të këtij takimi ndërkombëtar, imzot Zef Gashin e imzot Lucjan Avgustinin. Ta dëgjojmë bisedën zhvilluar me ta në studio të Radio Vatikanit................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.