2011-02-07 17:34:50

Në Dakar Forumi 11 Social Botëror mbi mangësitë e globalizimit


Eshtë hap dje në Dakar Forumi 11 Social Botëror. Deri të premten e ardhshme do të mbahet afër 300 debate, seminare e konferenca mbi premtimet e munguara të globalizimit, pram bi tema të rëndësishme mes tyre edhe mbi krizën në Vendet e Afrikës veriore. Në kryeqytetin e Senegalit filloi dje Forumi i 11-të Social Botëror. Në hapje dhjetëra mijëra demonstrues dhe kundërshtarë të globalizimit nga e gjithë bota morën pjesë në një marshim proteste drejt ndërtesës së universitetit, ku do të zhvillohet shumica e veprimtarive. Sivjet vëmendja e tyre u kushtohet revoltave popullore në Afrikën Veriore. Përfaqësues të vendeve arabe kërkuan fundin e qeverive autoritare dhe diktatoriale. Deri të premten, pjesëmarrësit duan të këshillohen për alternativa ndaj sistemit ekonomik botëror në fuqi dhe për një ndarje më të drejtë të burimeve të tokës. Një rol të rëndësishëm I kushtohet pikërisht Afrikës e vlerësimit të bujqësisë si instrument për të dalur nga kriza. Në këtë takim marrin pjesë 50 mijë vetë. Forumi social botëror u themelua në vitin 2001 si kundërpeshë ndaj forumit ekonomik botëror në Davos.







All the contents on this site are copyrighted ©.