2011-02-07 17:07:47

Ministri i jashtëm italian: hetim i pavarur për raportin “Marti”


(07.02.2011 RV)Ministri i jashtëm italian, Franko Fratini, në vizitë zyrtare në Beograd, deklaroi sot se përsa i përket raportit “Marti” mbi Kosovën, është i nevojshëm një hetim i pavarur. Gjatë konferencës së shtypit, së bashku me kolegun serb Vuk Jeremiç, Fratini tha se raporti nuk është e vërteta, por baza për të arritur tek e vërteta. Kujtojmë se në raport denoncohet trafiku i organeve në Kosovë, gjatë luftës me Serbinë. Ministri i jashtëm i Italisë kërkoi që dialogu Prishtinë-Beograd të fillojë sa më shpejt. Franko Fratini e ka anuluar vizitën në Kosovë, pasi akoma nuk janë formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.