Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 12
dhjetorit për Kuvendin e Kosovës. Sipas këtyre rezultateve, PDK ka fituar 34 vende,
LDK 27, lëvizja Vetëvendosje 14 vende, AAK 12 dhe Koalicioni AKR 8 vende. Ndërkaq
pakicat, përveç 20 vendeve të rezervuara, kanë fituar edhe 5 vende tjera. KQZ konfirmoi
se kryetari i LDK së, Isa Mustafa e ka njoftuar këtë organ se ka vendosur që të lë
postin e deputetit, në të cilin është zgjedhur për të vazhduar mandatin në postin
e kryetarit të Prishtinës.